Kompania “Air France-KLM” ka shënuar humbje prej 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Air France-KLM njoftoi se të hyrat e kompanisë ishin 11.1 miliardë euro në vitin 2020, ku shënoi një rënie prej 59% krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu thuhet se kompania humbi 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, pasi pandemia kishte një efekt të paparë mbi kompaninë.

Më tej thuhet se numri i udhëtarëve u ul me 67.3% vitin e kaluar dhe se tremujori i parë i këtij viti do të jetë i vështirë si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të vendosura për shkak të COVID-19.