Komisioni i vlerësimit në PD skualifikon 1/3 e ish deputetëve të 2017-s, Nga Ruli, Mustafaj e Nishani

Komisioni i vlerësimit në PD skualifikon 1/3 e ish deputetëve

1/3  e deputetëve që Lulzim Basha përzgjodhi në vitin 2017 nuk e kanë kaluar dot Vettingut  e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në PD.  

Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa vendosen të skualifikojnë 163 emra nga listat e kandidateve për deputet, mes të cilëve edhe anëtarë të grupit parlamentar. 

Më shumë se 30 përqind  e deputeteve, të cilët u futen në parlament në vitin 2017, si listë e Lulzim Bashës,  nuk e kanë  kontrollin e  e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në partinë demokratike.

Me shumë se 160 emra, janë skualifikuar nga Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa vendosen, mes të cilëve edhe anëtarë të grupit parlamentar. 

Lista i është dërguar kryetari Lulzim Basha, ndërsa ende nuk është bërë publike,  por mësohet se komisioni ka vlerësuar se disa ish-deputet Ervin Salianji, Endri Hasa, Romeo Gurakuqin i cili në 2017 ishte i pari në Shkodër, Izmina Ulqinaku në Shkodër, Lindita Metaliaj që u zgjodh deputete në lezhë, Nadire Mecorapaj që u zgjodh në Vlorë dhe  Fatbardha Kadiu në Durrës, nuk duhet të garojnë në emër të PD në 25 prill.  

Ish-deputet, të grupit parlamentar të 2017-s dhe ish-kryebashkiak, janë skualifikuar më herët edhe nga anatarësia, duke filluar nga Klevis Balliu në Pogradec, Hekuran Hoxholli në devoll, Astrit Veliaj në Berat dhe kryebashkiaket e Tropojes, Kukesit dhe Pogradecit.  

Në udhëzimin e miratuar nga kryesisë së PD-së,  emrat e skualifikuar  apo refuzuar nga baza nuk do te jene kandidate për deputet, por do të jenë pjesë e trupës me te cilën PD do te qeverise vendin.  

Ky proces, i përzgjedhjes se kandidateve nga anëtarësia realizohet për herë të parë nga një parti politike., ndërsa në fazën e parë anëtaret e partisë demokratike  propozuan rreth 3600 kandidate, por pas vlerësimit nga komisioni dhe votimet ne te gjithë degët e partisë, lista finale ka 326 kandidate. 

Këto emra do të shërbejnë si bazë, ku kryesia do të hartoje dhe miratoje listën finale për zgjedhjet e 25 prillit.

Vendi Lajme Politikë PD deputet kandidate 2017 komisioni i vleresimit skualifikon

EMISIONET