Përgjime nga policia, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës, Murrizi kundër

Përgjime nga policia, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e

Presidenti, Ilir Meta, ka kërkuar rishikimin e ligjit për Policinë e Shtetit, duke theksuar se me të drejtën e vëzhgimit pa autorizimin e prokurorisë shkelen të drejtat e njeriut.

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, në raportimin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka theksuar se përmes kësaj nisme forcat e rendit mund të keqpërdoren në zgjedhjet e 25 prillit.

"Mund të keqpërdoret për të gjurmuar dhe mbikqyrur çdo kënd jashtë kontrollit gjyqësor dhe prokurorit. Krijon një shteg edhe përgjatë procesit zgjedhor, policia e shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë me forcën qeverisëse, duke intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre."

Por për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndryshimet kanë si qëllim angazhimin në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

"Aludimet e presidentit për shantazh policor apo përdorim të të dhënave janë thjesht produkt i fantazisë. Atributet që i jepen policisë së shtetit në kuadër të këtij ligji janë elementare krahasuar me ato që kanë policitë europiane në kuadër të parandalimit të krimit dhe terrorit."

Edhe relatorja e çështjes ka dhënë argumente kundër Kreut të Shtetit, por deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi e gjeti me vend ndërhyrjen e Metës.

"Jam kundër këtij ligji dhe do të votoj pro dekretit, pra kundër ligjit."

Pavarësisht kësaj deputetët e mazhorancës votuan kundër dekretit, i cili pritet të rrëzohet dhe në seancë.

LEXO EDHE: “Mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë” Meta kthen ligjin për “policinë e shtetit”

Vendi Lajme ilir meta Lajmi i fundit Aktualitet komisioni i sigurise ligji per policine

EMISIONET