Eksperti autoteknik Artur Sulçe është shprehur me kritika për Komisionin e Policisë rrugore. Në një intervistë për Ora News ai thotë se ky komision mund të mos jetë pasi anëtarët që bëjnë interpretimin e Kodit Rrugor nuk janë juristë.

Ai thotë se kompetencën për të plotësuar procesverbalin ndaj shkeljeve rrugore duhet ta ketë vetë oficeri i policisë që bën konstatimin. E më pas ai të dërgon menjëherë në Gjykatën administrative.

Sulçe: Ky komision mund të mos jetë, pasi bën interpretimin e Kodit Rrugor ndërkohë që në atë komision, asnjëri prej anëtarëve nuk është jurist. Bëjnë interpretimin e ligjit disa që nuk janë juristë. E gjithë bota vendos gjobën dhe të thotë shko në Gjykatën Administrative. Ne kemi qejf si vend i varfër që jemi të punësojmë sa më shumë njerëz dhe të dublojmë punët. Këtë punë, polici që të kap me shkelje të penalitetit, të ketë të gjitha atributet që ta plotësojë atë procesverbalin e konstatimit dhe të jep kopjen që brenda 5 ditëshit të shkosh në gjykatë dhe nuk ka arsye pse duhet të funksionojë ky komision. Vetëm nëse do që të mbushet buxheti i policisë për shkak të mangësive të ndryshme që ka apo mosmenaxhimin e saktë.