Këshilli Politik nuk arriti në një kompromis për ndryshimet në kodin zgjedhor, ndaj dhe mazhoranca ka vendosur të votojë të hënën ndryshimet.

Në komisionin e ligjeve PS propozoi uljen e pragut elektoral nga 3 për qind në 1, si dhe rishikimin e skemës për zgjedhjen e deputetëve.

Vendimi ka gjetur të papërgatitur opozitën parlamentare, një pjesë e së cilës bojkotoi komisionin.

Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojmë“, tha Hajdari.

Në komision është pranuar propozimi i Myslym Murrizit , sipas të cilit kryetarët e partive mund të kandidojnë në 4 qarqe.

Të hënën në seancë Kuvendi do të votojë dhe propozimin sipas të cilit hiqen koalicionet parazgjedhore.

Kryetarët e partive do të kenë të drejtën e renditjes sipas kandidatëve që preferojnë. Por në diskutime u pranua të ketë lehtësime për ata që marrin më shumë vota.

Deputetët e opozitës që mbetën në Komision, kërkuan po ashtu që të ndryshohet përzgjedhja e numëruesve të votave, pikë kjo e kundërshtuar nga mazhoranca.

Kjo me argumentin se kushto që shkel ligjit përballet me dënime të ashpra penale.