Komisioni Europian, 50 mln euro për restaurimin e monumenteve e kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Komisioni Europian, 50 mln euro për restaurimin e monumenteve e

Komisioni Europian miratoi 50 milionë euro të cilat do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Ky fond është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh, të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Sëbashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

“Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin, për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t'u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane” - shprehet Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobiljet dhe pajisjet, për t'u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira.

Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave.

Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Lexoni edhe: Komisioni Evropian miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit

Vendi Lajme termeti i 26 nentorit komisioni europian 50 mln euro restaurimi monumente kulture

EMISIONET