Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, nis sot vizitën zyrtare në Tiranë.

Zyrtari i lartë i Brukselit do ti drejtohet me një fjalim Parlamentit, ndërsa më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.

Me shefin e qeverisë, Varhelyi do të ketë edhe një conference për shtyp.

Axhenda:

Në 16:00, i drejtohet Parlamentit me një fjalim

Në 17:45, konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama

Në 18:30, takim me presidentin Ilir Meta

Në 19:30, takim me liderin e opozitës Lulzim Basha

Vizita e tij vjen në një kohë kur politika është në mosmarrëveshje, ndërkohë që dje Parlamenti votoi me 97 vota pro ndryshimet në kodit Zgjedhor, për të cilën ambasadorët u shprehën të keqardhur, pasi nuk arritën në një konsensus përpara votimeve në Kuvend.