Paul Pogba nuk do të mbajë më veshur fanellën e kombëtares së Francës, me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018.

Komentet e presidentit francez Emmanuel Macron se “Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar”, ka sjellë edhe reagimin e 27-vjeçarit të Manchester United.

Paty vdiq për shkak të përpjekjes për të shpjeguar rëndësinë e lirisë së fjalës. Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik“, deklaroi Macron mbi vrasjen e mësuesit Samuel Paty.

Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga Pogba.

Futbollisti i famshëm i ka cilësuar fjalët e presidentit të Francës si fyerje ndaj tij dhe myslimanëve francezë, dhe ka zgjedhur të mos zbresë më në fushë me kombëtaren e “Gjelave”.

Qeveria franceze synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve.

Shteti francez gjithashtu do të kërkojë të shpërndajë shoqatat jo për kryerjen e akteve të paligjshme, por për përhapjen e ideve në kundërshtim me frymën e Republikës Franceze.

Gjithçka vjen pas vrasjes së mësuesit 47-vjeçar, Samuel Paty, të cilit iu pre koka nga një nxënës pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhammed.