Kombëtarja shqiptare U-21 do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme (8 shtator) përballë Andorrës në kualifikueset për Euro2021.

UEFA ka publikuar dhe formacionet zyrtare të dy skuadrave ku të besuarit e Alban Bushit janë thuajse të njëjtët.

Tekniku nuk ka dashur të bëjë shumë ndryshime në skuadër. Vetëm dy lojtarët që u futën si zëvendësues në Austri, mesfushori Armando Dobra dhe sulmuesi Ernest Muçi, do ta nisin titullarë ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Vrionit dhe Mihanës.

Pjesa tjetër e ekipit është  e njëjtë me atë të katër ditëve më parë.

Atmosfera në kampin kuqezi shfaqet e mirë pas fitores 1-5 në transfertë me Austrinë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1 ): G.Selmani;  Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

Andorra (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

Të rinjtë kuqezinj do të luajnë sonte në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.