Kombëtarja, italianët "bllokojnë" ardhjen e Marash Kumbullës

Kombëtarja, italianët "bllokojnë" ardhjen e Marash

Trajneri Edi Reja ka planifikuar seancën e parë stërvitore sot në orën 16:00, por ndërkohë pret të mësojë se cilët futbollistë do të ketë në dispozicion, pasi situata e krijuar nga pandemia, ka krijuar një rrëmujë totale në këtë aspekt.

Kështu mbrojtësi Marash Kumbulla nuk do të vijë në grumbullim, pasi Zyra Shëndetësore Lokale e Romës ka urdhëruar që të gjithë futbollistët e klubit verdhekuq të futen në izolim në mirëbesim, duke qenë se vetëm dy ditë më parë Edin Dzeko rezultoi pozitiv.

Mungesa e mbrojtësit 20-vjeçar do të ndihet mjaft te kuqezinjtë, pasi përveç tij nuk do të jenë në dispozicion as Kastriot Dermaku e Enea Mihaj, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Reja shpreson që të mos ketë probleme me Gjimshitin e Ismajlin.

Por dje në mbrëmje, gjatë një komunikimi me Skype në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, zv.trajneri I Kombëtares Ervin Bulku deklaroi se do të pritet deri në momentet e fundit nëse Kumbulla do të jetë pejsë e Kombëtares apo jo në dy ndeshjet e rradhës, ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, të vlefshme për Nations League.

Nesër në orën 13:00 trajneri Edi Reja do të dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Kosovën dhe vetëm atëherë do të ketë krijuar një ide të plotë në lidhje me futbollistët që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve.

Sport Lajme Covid-19 Futboll Kombëtare marash kumbulla kombetarja nations league

EMISIONET