Kryeministri, Edi Rama, e konsideroi sukses punën e qeverisë së tij në menaxhimin e përmbytjeve të fundit, duke pretenduar se edhe pse reshjet ishin më të mëdha se në 2010, dëmet ishin shumë më të vogla se në përmbytjet kur qeverisnin demokratët.

Por eksperti i ekonomisë, Vehap Kola, thotë se përmbytjet e janarit të këtij viti  ishin një hakmarrje e natyrës ndaj Ramës dhe të vërtetës së tij.

I ftuar në Rtv Ora, Kola në të dyja rastet nuk përjashton keqmenaxhimin me shkarkimet në kaskadën e Drinit.

Kola: Është një hakmarrje e natyrës ndaj zotit Rama ose një hakmarrje e të vërtetës ndaj tij. Në kohën kur përmbytja mund të ishte shkaktuar edhe nga keqmenaxhimi i shkarkimeve në kaskadën e Drinit. Akoma huk mund të themi me siguri, por ndonëse 10 vite më pas, ka një mundësi që aty të ketë pasur një keqmenaxhim. Një menaxher apo ministër i Energjitikës, i interesuar për të furnizuar Shqipërinë me energji mund ta ketë tepruar në grumbullimin e prurjeve dhe pastaj të jetë detyruar të bëjë shkarkime përtej normave të përballueshme nga infrastruktura dhe mund të ketë shkaktuar një pjesë të përmbytjeve se ka pasur edhe shira shumë.

Në rastin konkret, njerëzit që njohin këtë histori përmbytjesh, ekspertët e kësaj fushe poretendojnë që përmbytjet janë shkaktuar nga keqmenaxhimi i shkarkimeve në kaskadën e Drinit. Përtej kësaj, është e njëjta situatë si para 10 vitesh.Qeverisë nuk i kërkohet të ndalojë shirat por të menaxhojë situatën. Ndërkohë që këtu kishim përmbytje, ministrja e linjës Balluku dhe të tjerë ishin ulur në një restorant në Dubai dhe po darkonin. Një mosvëmendje totale, as propagandë nuk u bë.

Kola foli edhe për investimet e huaja në vend, që sipas tij po i mungojnë Shqipërisë qoftë për shkak të një politike fiskale të gabuar, ashtu edhe për nivelin e lartë të korrupsionit.

Kola: Jemi në kuadrin e një parainvestimi (për portin e jahteve në Durrës), fushate lobimi, nuk bëhet fjalë për investim faktik. Projekti në fjalë, është rënë dakord mes palëve, por fatin e tij nuk e dimë.Investime të tilla janë bërë në Lezhë, Lezha është shndërruar në vitin 2009-2010 në letrat e qeverisë në qendër energjitike të Europës por nuk është sot. U premtuan të investoheshin 2.2 mld euro nga qeveria Berlusconi dhe kompanitë italiane. Aeroporti i Kukësit, i Vlorës, porti i jahteve në Sarandë. Të gjitha janë akoma diskutime.

 Investimet e huaja kanë kritere shumë të thjeshta, vijnë në Shqipëri së pari për një klimë fiskale mbrojtëse dhe stimuluese. Shqipëria me politikën e saj fiskale të majtë e ka humbur konkurrueshmërinë në Ballkan. Investimet e huaja përveç se nuk kanë ardhur, janë larguar nga Shqipëria. Gjermania investon çdo vit 3 mld në Maqedoni, në Shqipëri është 10 herë më e vogël, 300 mln euro. Shqipëria dëmtohet nga kjo politikë fiskale e gabuar. E dyta është niveli shumë i lartë e korrupsionit.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Besjana Kuçana