Kokëdhima sulmon Gjicin: Ndryshe flet në tryezën e Ligës, ndryshe jashtë saj. Ja si i falsifikoi rrogat e lojtarëve

Kokëdhima sulmon Gjicin: Ndryshe flet në tryezën e Ligës,

Koço Kokëdhima sulmon ashpër presidentin e Kukësit, Safet Gjicin, duke e konsideruar person me dy personalitete, që ndryshe thotë dhe ndryshe vepron.

I ftuar në emisionin "Ora Sport", Presidenti i Apolonisë, ndër të tjera deklaroi se Gjici është mashtrues, ndërsa theksoi se bojkoti do të vazhdojë pavarësisht se disa homologë të tij nën zën janë kundër këtij vendimi.

Kokëdhima: Ka manifestuar një nivel shumë të ulët kulturor në të gjithë këto implikime, ndryshe në tryezën e Ligës dhe ndryshe jashtë saj. Padyshim e bën për arsye politike sepse është një person në lidhje të ngushta me qeverinë, përpiqet të manipulojë opinionin publik. Në vitin 2019 klubi i Kukësit ka paguar 211 milionë lekë të vjetra rroga dhe sigurime shoqërore, Apolonia 270 milionë. Apolonia në 2019 ka qenë në mes të tabelës në Kategorinë e Parë, Kukësi ka qenë nënkampion i Kategorisë Superiore. Kukësi ka paguar 25% më pak paga dhe sigurime shoqërore se Apolonia, mendoni vërtet se ka paguar më pak? Jo, ka gënjyer dhe gënjen. Ky është shembulli i klubeve që falsifikojnë rrogat e lojtarëve.

Koço kokëdhima u ndal edhe tek negociatori i qeverisë Fidel Ylli, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë për sportin.

Kokëdhima: Është çështje madhore, nuk është çështje për presidentët e klubeve të futbolleve, kjo është çështje themelore për Shqipërinë. Kam pritur shumë prej tyre, zoti Fidel nuk është përfaqësuesi jonë por i qeverisë, fuqia e plotë e të cilit deri tani nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje për këto çështje që diskutuam bashkë.

Liga profesioniste ka paralajmëruar një protestë masive në 10 tetor. 

Sport Lajme Futboll ora sport safet gjici koco kokedhima

EMISIONET