Përgjatë 24 orëve të fundit, Polica e Tiranës ka  vendosur në pranga 13 shtetas, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,  bënë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve, T.S 34 vjeç dhe B.GJ 33-vjeç pasi në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit të dhomës së tyre iu gjetën një sasi lënde nakortike e dyshuar kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. N, 23-vjeç i akuzuar për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur një shtetase.

Sakaq, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Xh., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur K. S., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një levë metalike me majë të mprehtë që shërben për hapjen e dyerve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar u bë ndalimi i shtetasit D. K., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, pasi në një pikë karburanti ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Sh. M., 60 vjeç, H. B., 55 vjeç, A. Sh., 35 vjeç dhe G. K., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

I. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Golf” është përplasur me mjetin motor me drejtues N. T., i cili dyshohet se ka bërë një manovër të gabuar. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi N. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.