Kokainë, tavolinë pokeri dhe letra bixhozi/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Elbasan

Kokainë, tavolinë pokeri dhe letra bixhozi/ Një i arrestuar dhe

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Dora e fundit", për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh ka vënë në pranga një 33-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, i identifikuar me inicialet K.Y.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, një sasi lekësh dhe dy aparate celularë.

"Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të lojërave të fatit në ambientet e lokalit të tij, në bashkëpunim me shtetasin K. Y., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike kokainë, një tavolinë pokeri, disa valixhe metalike me çipsa, letra bixhozi, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal", thotë Policia në njoftimin e saj.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme elbasan policia Lajmi i fundit Kronike gramsh arrestime Aktualitet lojera fati

EMISIONET