Kokaina në servis, detaje nga operacioni: Gruaja kur pikasi policinë e futi drogën në lavatriçe "për larje"

Kokaina në servis, detaje nga operacioni: Gruaja kur pikasi policinë e

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i rreth 1.2 kg kokainë sot në Lezhë.

Mësohet se policia kishte informacione se servisi në pronësi të Dodë Markvukaj përdorej për tregtim narkotikësh dhe për këtë u ushtrua kontroll.

Në momentin e kontrollit brenda ndodhej vetëm Vera Preka, e cila e kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj.

 Sasia e lëndës narkotike është gjetur në lavatriçe, e cila ishte në punë për tq fshehur gjurmët, gjë e cila dyshohet se është realizuar nga e ndaluara Vera Preka që mendohet se kishte marrë sinjalizime për kontrollin e policisë dhe kishte futur drogën në lavatriçe.

Policia nuk e ka gjetur në banesë të dyshuarin Dodë Markvukaj edhe pse ai ishte në "arrest shtëpie" për të njëjtën vepër penale të kryer me herët.

Dyshimet e para janë se ish-bashkëshortët e përdornin servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet.

Vendi Lajme Kronike kokaina ne lezhe

EMISIONET