Kokaina në Durrës, Policia e dinte 2 jave më parë, kontejneri u zhvendos në 4 anije

Kokaina në Durrës,  Policia e dinte 2 jave më parë,

Për kokainën në porosi të kompanisë "Masabi Fruits" e cila u sekuestrua një ditë më parë në portin e Durrësit kishte informacione nga ana e policisë duke bërë që në porti të shtohen kontrollet, për çdo porosi e nisur nga Amerika Latine.

Deri në destinacionin final kontenieri ka përshkruar një rrugë ku fillimisht  është ngarkuar në portin e Guayaquil në Ekuador në anijen, e cila mbante mbishkrimin 'MSC MIRRELLA'.

Pasi është nisur nga Ekuadori anija ka bërë një ndalesë në portin e quajtur  Rodman në Panama, ku ngarkesa është stacionuar në anijen e transportit "MSC NAOMI"  dhe ka marrë rrugën drejt shtetit italian në mënyrë që anija të kalojë tranzit  në portin e “GIOIA TAURO” në Kalabri.

Për rreth 7 ditë dyshohet të ketë qëndruar kontenieri në këtë port ku sipas burimeve është ngarkuar në një tjetër anije duke marrë rrugën për në portin e Pireut në Greqi më destinacion final Portin e Durrësit.

Policia shqiptare indiciet e para i ka marrë nga homologët e tyre të cilët kanë informuar blutë e kryeqytetit që nga nisja ne Ekuador dhe gjithë rrugën e përshkruar, dhe për këtë arsyeje kontenieri nuk ka kaluar në skaner në Kalabri dhe Pire pasi ngarkesa duhej kontrolluar në prezencë të njërit prej përfaqësuesve të firmës "Massabi Fruits".

Po ashtu policia dyshon së e gjithë ngarkesa prej 142 kg kokainë nuk ishte në pronësi të kompanisë dhe të dy administratorëve pasi duke u nisur edhe nga portretet e stampuara por edhe nga mbishkrimet mendohet se të përfshirë janë edhe disa grupe kriminale ku për të cilët policia nën drjetimin e porkurorisë ka ngritur një grup të posçëm për të hetuar më shumë në lidhje me këtë ngjarje.

Deri më tani në pyetje janë marrë dy administratoret por edhe punonjes së firmës, teksa për ekspertizë shkencore janë dërrguar celularët e Klajdi Xibrakut dhe Erion Petit

EMISIONET