Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se lajmi është se disa gjëra nuk po shkojnë mirë më Ramës, që duket se ka trashëguar problemet e Bashës së vitit 2017.

Koka: Lajmi në vitin 2021 është se Rama po i vonon listat. Basha i mbaroi dhe i publikoi listat. Lajmi është se disa gjëra nuk po shkojnë mirë më Ramës, që duket se ka trashëguar problemet e Bashës së vitit 2017.

Po flitet për tensione dhe për një Gramoz Ruç i që ka ikur i tensionuar nga PS-ja dhe për një Olta Xhaçka që ka përplasur tavolinën për zhvendosjen e papritur në momentet e fundit nga Dibra në Korçë. Nuk dihet akoma fati i Fatmir Xhafajt.

Po shohim se Rama ka braktisur Rilindjen dhe ka kthyer logon e PS-së. Ky është një mesazh. Ka një seri gjërat që tregojnë se PS nuk është e qetë. Më shumë se sa listë fituese është një listë trashëguese. Lista e Tiranës i është besuar njerëzve të afërt të Veliajt. Kjo më duket më shumë një listë trashëguese për atë që do të vijë nesër.