Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh senë këto 14 vite kemi një dëm shumë të madh në aspektin e ndërtimit në Durrës.

Koka: Në këto 14 vite kemi një dëm shumë të madh në aspektin e ndërtimit në Durrës. Nuk kemi bum ndërtimesh vetëm në Tiranë. Durrësi është një masakër urbane e gjitha, me një mungesë qendre urbane. I vetmi investim që përmendi Rama ishte Veliara.

Ky ndërtim ka pasur një kosto shumë të madhe tek arkeologjia dhe trashëgimisë së Durrësit. Aty janë shkatërruar muret otomane që ishin përreth Torre Venecian, për të mos harruar që Veliera e ka shëmtuar emblemën e Durrësit. Qysh nga viti 2017, në qytet problem janë përmbytjet dhe sa bie pak shi përmbytet i gjithë qyteti.