Mazhoranca u tërhoq nga kalimi i kodit të ri zgjedhor me 1 tetor në Kuvend. Gazetari, Bledian Koka, thotë se gjithçka është produkt i presionit ndërkombëtar, përkundër rezervave.

Ai thotë se Ambasadorët, kur vjen puna te Edi Rama e “rrotullojnë gjuhën.”

Koka: Jo më kot ka pasur një tërheqje nga show i radhës që bëri sot mazhoranca me Gjiknurin dhe Manjën. Soreca sot ka qenë më i drejtëpëdrejtë në qëndrimin e tij sesa Kim që edhe pse marrëveshjka është nënshkruar në tokë amerikane thotë nuk e kam nënshkruar unë. Kur ka qenë puna për ta hedh topin në fushën e Lulzim Bashës nuk kanë pasur qime në gju, po i referohem ambasadores amerikane. Kur vjen puna për Edi Ramën ka gjithmonë një rrotullim gjuhe, t’ua lëmë në nder të shqiptarëve. Se çfarë nderi ka Rama në raport me marrëveshjet politike u pa. Marrëveshja që u draftua nga ambasada amerikane sot është hedhur në kosh.

Për Rtv  Ora, Koka thotë se pas këtij zhvillimi do të kemi një “pazar” tjetërm, ku Rama do të pranojë çdo gjë përpos kolicioneve parazgjedhore.

Koka: Do të kemi një pazar tjetër. Do ketë një marrëveshje tjetër që Rama do të pranojë çdo gjë si në 2017, por një gjë që nuk do ta pranojë janë koalicionet. Opozita ka bërë lëvizjet gabim që me djegien e mandateve.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana.