I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-ministri Gjergj Koja u shpreh se opozita ka sherr brenda saj.

Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri tha se PS në 8 vite ka ndonjë arritje, përveç Tahirit me kanabisin dhe Ndraghetës.

Koja: Cilin ekip do të votojnë shqiptarët? Cilët janë njerëzit që do të votojnë në 25 prill? Keni sherr brenda llojit. Keni filluar gjuetinë e shtrigave.

Xhaferri: Qeveria e PD-së nuk do të jetë si e juaja. Me dosjen 184 bëtë me turp familjet shqiptare, ministra që komunikojnë me një fjalor të ndyrë. Në 8 vite keni ndonjë arritje, përveç Tahirit me kanabisin dhe Ndraghetës.