"Koha për të rinjtë", Klajda Gjosha: Listat e partive duhet të mbushen me emra e fytyra të reja

"Koha për të rinjtë", Klajda Gjosha: Listat e partive

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, këtë të martë, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në RTV Ora.

E pyetur lidhur me ndryshimin e klasës politike në Shqipëri, Gjosha tha se ka ardhur koha që listat e partive të mbushen me emra të rinj.

Sipas saj, kjo praktikë është duke u ndjekur nga LSI-ja dhe gjithnjë e më shumë në këtë parti sipas saj, do të shohim fytyra të reja politike.

"Ky është momenti kryesor. Unë shpresoj shumë që në listat e Partive Politike të kemi emra të rinj. Duke parë një të ri ti ke shpresë, që ai do t'i qaset ndryshe. Për LSI-në të jeni të bindur që do të jetë me pafund emrash të rinjsh, të cilët janë figura të respektuara në zonat e tyre. LSI-ja do të jetë kampionia e brezave dhe figurave të reja që do të vijnë në politikë", u shpreh Gjosha.

Vendi Lajme Politikë klajda gjosha zgjedhjet e 25 prillit RTV Ora

EMISIONET