Nuk mjafton vetëm tërmeti i 26 nëntorit dhe viktimat e të pastrehët që ai la pas. Por tashmë Durrësi duhet të përballet edhe me një seri abuzimesh që kushtojnë milionaa euro.

Në një reagim të tijin në Facebook, presidenti i Republikës Ilir Meta reagon ashpër duke kërkuar transparencë dhe hetim të thelluar për këtë ata që abuzojnë me taksat e qytetarëve durrsakë.

“Koha për drejtësi”, e mbyll reagimin e tij kreu i shtetit.

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme. KOHA PËR DREJTËSI!”, shkruan Meta në postimin e tij.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga BIRN tregojnë se pas mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – bashkisë së rrënuar nga tërmeti po përpiqen që t’i imponojnë herë me kërcënime ligjore dhe herë me premtime për kompensim të kostove, një tarifë për trajtimin e mbetjeve në Sharrë së paku me 24 euro për ton.

Së bashku me kostot e transportit, kjo tarifë ndëshkuese do t’i sillte bashkisë së Durrësit çdo vit  miliona euro kosto shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane – para që arka e qytetit bregdetar nuk i ka. Ndërkohë, kompania e mbetjeve të Sharrës pritet të fitojë miliona euro shtesë nga taksapaguesit.