Presidenti, Ilir Meta, i ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen e qeverisë shqiptare për të kthyer vëmendjen nga bluzat e bardha, të cilat po përballen prej muajsh me betejën e koronavirusit.

Me anë të një postimi në facebook, Meta thotë se shtimi i rasteve të humbjes së jetëve në radhët e tyre e bën edhe më emergjente mbështetjen e tyre me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Meta: Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.Koha për të vepruar nuk pret më.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi 711 raste të reja me Covid,  9 të vdekur dhe 412 persona të shëruar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.