Koeman për Mbappe dhe Neymar: Nuk do i thoja jo afrimit të tyre në skuadër

Koeman për Mbappe dhe Neymar: Nuk do i thoja jo afrimit të tyre

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në intervistën para ndeshjes së nesërme me Cornellan ka folur për një sërë çeshtjesh që shqetësojnë skuadrën duke filluar nga pezullimi i Messit si dhe afrimet që do donte në skuadër.

I pyetur për interesimin e shfaqur hapur nga drejtori sportiv i PSG-së për Messin, Koeman u shpreh:

"Nëse mua më pyesin nëse ke interes për Neymar dhe Mbappe do them po, e njëjta gjë është edhe për atë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen megjithatë ne duhet të përpiqemi të kemi formacionin më të mirë të mundshëm".

Duke folur për çeshtjen Messi dhe pezullimin e tij nga disiplina ai tha:

"Klubi më ka thënë që janë dy ndeshje, nuk jemi dakort megjithatë do të shikojmë, uroj të reduktojnë dënimin e tij, në të kundërt do të luajmë dy ndeshje pa Leon”.

Ndërsa për ndeshjen e nesërme, Koeman është shprehur që për Cornella-n është ndeshja e vitit ndërsa për Barcelonën është ndeshja e rradhës megjithatë është një ndeshje e vështirë sepse ata nuk janë mësuar të luajnë në një fushë artificiale.

/A.Z, OraNews

Sport Lajme Futboll neymar messi mbappe

EMISIONET