Koeman letër Babagjyshit: Ja dëshirat për vitin 2021

Koeman letër Babagjyshit: Ja dëshirat për vitin 2021

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman shpreh dëshirat për vitin 2021.

Sipas holandezit, viti i ri duhet të jetë ndryshe nga ky që po lemë pas dhe të rikthejë qetësinë te katalanasit, njësoj si në të gjithë botën.

MESSI PUSHON – “Ai kishte disa shqetësime në gju dhe për këtë arsye nuk mund të stërvitej me skuadrën dhe as të luante. Do të rikthehet pas ndeshjes. Nëse do të qëndronte 1 javë pa luajtur, atëherë do të bëhet mirë”.

INTERVISTA – “Nuk e pash dot drejtpërdrejtë, por e lexova. Më duket diçka e mirë që jep opinionet e tij. Ai ka qenë gjithmonë i qetë. Duhet të marrim më të mirën nga ai gjatë ndeshjeve”.

Lexo edhe:

Messi: U tradhtova nga Bartomeu. Për të ardhmen vendos në fund të sezonit

MBËSHTETJE – “Nuk e di nëse fjalët që tha ai më japin qetësi, por e falënderoj. Është një lojtar i rëndësishëm për klubin tonë dhe për futbollin. I jam mirënjohës. Unë dua që të ndihmoj skuadrën. Është një vit tranzicioni për ne dhe po tentoj të bëj disa ndryshime”.

POCHETTINO-MESSI – “Nuk e di. Nuk mund të jap opinion, por Mesi nuk e vendos të ardhmen e tij në bazë të trajnerit. Ai vendos me familjen e tij”.

KALENDARI – “Kam vetëm 3 stërvitje për të përgatitur ndeshjen. E para ishte individuale për shkak të COVID-it. Kalendari është shumë i ngjeshur për futbollistët. Fizikisht janë mirë. Duhet të kishin disa pushime sepse iu bën mirë edhe mendërisht”.

DEMBELE – “Listën nuk e kam publikuar ende, por do ta bëj pas stërvitjes së fundit. Ai ka vetëm 6 ditë me skuadrën. Në princip do të grumbullohet”.

SKEMA – “Flitet shumë për këtë gjë, por e rëndësishme është energjia dhe puna e futbollistëve. Skema varet nga qasja e skuadrës. Në funksion të lojtarëve bëhet edhe skema. Mesi është një mungesë e madhe për ne, për kualitetin dhe efektivitetin që ka”.

GRIEZMAN E COUTINHO – “Ne na mungon një lojtar që ka efektivitet. Kemi nevojë që të gjithë të jenë në formë sa më të mirë”.

VITI 2020 – “Ka qenë një vit i qetë në aspektin e profesionit. Por pata probleme me zemrën, pastaj COVID-i dhe gjithçka tjetër ishte e vështirë. Por tani jam në një vend ku kam dashur të jem prej shumë kohësh, edhe pse shumë të vështirë. Gjithçka varet nga rezultati i skuadrës. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të vijnë gjërat pozitive për Barcelonën dhe për të gjithë njerëzit”.

Sport Lajme barcelona Futboll ronald koeman messi

EMISIONET