Vijon telenovela “Suarez”. Sulmuesi uruguajan duket se po largohet nga Juventusi, ekip që prej kohësh kërkon shërbimet e tij.

Pas fitores në miqësoren e djeshme ndaj Gironas, 3-1, tekniku I blaugranave Ronald Koeman, gjatë një komunikimi me mediat, e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit në “Camp Nou” për “El Pistoleron”, raporton Ora News.

“Kam folur me të sot në mëngjes. Të shohim. E kemi thënë gjithmonë se respektojmë kontratat dhe nëse qëndron do të jetë një lojtar më shumë për skuadrën”, tha ndër të tjera holandezi.

Nisur nga kjo, Juventus duket më pranë marrjes së shërbimeve të sulmuesit të Romës, Edin Dzeko. /Ora News