Pavarësisht marrëveshjes PS –  PD për Kodin Zgjedhor Këshilli Parlamentar i Legjislacionit ka vazhduar diskutimet për reformën elektorale të kërkuar nga opozita e re. Në diskutimet më Shoqërinë Civile u theksua se pragu i kërkuar për të marrë 1 mandat deputeti 5 për qind është i lartë dhe se ndryshimi i Kushtetutës po ashtu konsiderohet i vështirë.

Propozimi i opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor është diskuktuar me Shoqërinë Civile në një seancë online me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Drafti i  cili kërkon dhe rishikimin e Kushtetutës është mbrojtur nga deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi.

Murrizi: Kërkesa jonë është e vazhdueshme prej muajit shkurt-mars të 2019 ndaj ne kemi propozuar ndryshimin e sistemit që prej 21 majit të 2019. Dy vjet para zgjedhjeve, ndoshta është koinçidensë por fryma qytetare në një masë të madhe prej 80 përqind nga sondazhet që ne kemi bërë kërkon të njëjtën gjë që ne sëfundmi e kemi kërkuar ndryshim kushtetues.

Pedagogët nga e tyre shprehën rezerva për ndryshimin e kushtetutës, teksa e konsideruan të lartë pragun 5 për qind që një parti të marrë një mandat deputeti.

“Edhe në rastin kur ka një konsensus të përgjithshëm se Kushtetuta nuk po i shërben mirë populli dhe se ndryshimet do të sjellin një të mirë publike, mendimet mund edhe të dështojnë për shkak të aktit se po bëjmë një ndryshim Kushtetutë. Përcaktimi i një përqindje të lartë si 5 përqind mund të jetë i lartë ndaj për këtë mund t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese.”

Për tu miratuar do të kërkojë të paktën 93 vota. Do të jetë Këshilli i Legjislacionit që do të hartojë një relacion mbi të e më pas do të kalojë për votim në seancën parlamentare.

Nisma e opozitës parlamentare ka marrë mbështetjen e 28 deputetëve.