Gjatë fjalës së tij në Parlament ku edhe pritet votimi i Kodit të ri Zgjedhor, përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka shpjeguar pse, sipas tij, ky system është më I miri I mundshëm.

“Kemi krijuar mundësinë që në listën e preferuar mbrojtja nuk garantohret nga rënditja por nga vota. Gara është e hapur edhe për pjesën më të preferuar të listës. Kjo është arritje për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

Damian Gjiknuri: “Sot parlamenti përmbyll një proces të rëndësishme që bën të mundur dispozitat kushtetuese që miratuma në fund të korrikut, që përmbyll një proces të madh duke i dhënë mundësinë qytetarëve që përveç partive të votojë edhe kandidatin e tij të preferuar. Ky është një revolucion të madh dhe sigurisht kjo solli edhe ndryshime në mënyrën se si do të zhvilloheshin koalicionet. Ne hapem listat, por mbyllën mënyrën se si do të rreshtoheshin partitë dhe koalicionet. Përse çështja e koalicionit nuk është në kundërshtim me kushtetutën?  Ju kemi bërë një sfidë publike na gjeni një sistem që ka këtë formë koalicioni siç kërkonte opozita, pritëm me muaj të tërë, por dje dolën më një model që nuk është fare si e ka vendi ynë. Partitë do të garojnë me një listë të përbashkët, dhe jo në  formën e mëparshme. Kjo është lista e partisë time, kjo është e koalicionit, kjo quhet barazi. A është në përputhje me kushtetutën hapja e lisave dhe a është reale? zgjedhësi voton për partinë dhe për kandidatët, me votën e tij elektorati ka mundësi të ndryshojë renditjen që japin partitë. në i kemi hapur 100% do të thotë që është një veprim i guximshëm që i jep fuqinë qytetarit që me votën e tij të ndryshojë renditjen e kandidatëve. Pragu është i nevojshëm për të hequr çdo lloj anomalie  në zgjedhje dhe zgjedhur kandidat që kanë peshë. Kur kemi të bëjmë më dy zgjedhje në një listë zgjedhësi mund të pëlqej disa kandidatë. Kjo është zgjedhja, pasi tradita tregon se 60-70 % votojnë partinë, pasi partitë paraqiten si ekip dhe jo si individë. Kemi krijuar mundësinë që në listën e  preferuar të parë mbrojtja nuk garantohet më nga renditja por nga vota dhe çdo njeri mund të largohet nga ajo listë nëse ka marrë më pak vota dhe gara është e hapur edhe në atë listë që shpesh ju duket e mbyllur. Çdo kush që merr numrin e votave që përcakton herësi por jo më shumë s e10 mijë vota do të thotë që mundësia është reale edhe për ata parti që kandidojnë për një mandat. me propozimet që u be nga opozita në kuvend, vënia e pragut kombëtar 1 % i jep mundësi çdo partie reale dhe jo atyre cironke që pretenodnin të jetonin fale partive të mëdha”.