Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si skandalin më të ri të qeverisë, emërimin e 19 gjyqtarëve të rinj ndërsa akuzon Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn për diskriminimin e atyre “që nuk kishin në ballë”, vulën e Rilindjes.

Teksa publikon denoncimin e një qytetari, Berisha shprehet se, “disa gjykatës, prurje e fondacionit Qemal Stafa janë më të barabartë se të tjerët. Ata ishin pranuar në Shkollën e Magjistraturës pa konkurs, në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me ligjin u emëruan pa shpallje të vendeve dhe të rënditjes

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Skandali i fundit! Ky eshte vendimi i fundit i KLGJ se Partise dhe kryetares antikushtetuese!

Disa gjykates, prurje e fondacionit Qemal Stafa jane me te barabarte se te tjeret. Ata ishin pranuar ne shkollen e magjistratures pa konkurs ne kundershtim me ligjin dhe ne kundershtim me ligjin u emeruan pa shpallje te vendeve dhe te renditjes.

Ndrikull kryetarja zbaton ne KLGJ kodin e mafies.

Denoncimi:

Pershendetje doktor ! Dje Keshilli i Larte Gjyqesor procedoi me emerimin e 19 gjyqetareve te rinj . Per 13 prej tyre te cilet kishin fituar konkursin ne baze te merites Keshilli zbatoi formalisht ligjin .

Shpalli vendet dhe zbatoi renditjen ne baze te merites, ndersa per 6 te tjeret te cilet kishin hyre ne shkollen e magjistratures si rezultat i perzgjedhjes nga ana e ministrise se drejtesise nuk u respektua asnje procedure ligjore , madje keta kane kryer edhe nje cikel me shkurter studimesh , dy vjeçar . Per keta te gjashte as nuk u shpallen vende as nuk u respektua as edhe nje procedure formale ligjore.

Keta u emeruan ilegalisht , kuptohet duke ju rezervuar vende te preferuara dhe duke diskriminuar 13 te tjeret te cilet nuk kishin ne balle vulen e Rilindjes. Keshtu keta u emeruan ne gjykata si Kavajë, Kurbin, Lushnje, Vlore pa asnje gare dhe ilegalisht , madje edhe naten u shpallen emerimet.

Per 13 magjistratet e merites dhe jo te Partise u rezervuan gjykata te largeta si Tropoja, Permeti apo Saranda. Kurse 6 te tjeret kane hyre ne shkollen e magjistratures mbasi me pare jane rekrutuar nga fondacioni Qemal Stafa si ndihmesa ligjore ne gjykatat administrative nga ana e ministrise se drejtesise dy vjet me pare, pra me 2018.

Per keta nuk pati asnje procedure transparente, as shpallje te vendeve as shpallje te renditjes . Ky eshte rezultati me i fundit i Reformes se deshtuar ne Drejtesi ku dora e Rilindjes ben perzgjedhjet dhe emerimet . Dite te mbare doktor dhe Zoti te dhente jete e shendet