Partia Demokratike, do të rikthehet në Këshill Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore. Nënkryetari demorkat Edi Paloka, tha se opozita jashtëparlmentare mund të japë konsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të pranojë heqjen e kolaicioneve.

Këshilli Politik, pritet të riaktivizohet gjatë muajit shtator, ndërsa opozita jashtëparlmentare do të jetë prezente për t’i kujtuar socialistëve se marrëveshja e 5 qershorit duhet të qëndrojë e paprekur.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrësesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

Paloka: Në marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja.

Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi  i socialistëve për hapje të pjesshme të listave.

Paloka: Kemi propozuar hapjen 100 përqind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje.

Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtrimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve politikë në qarqe.

Paloka: Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore.

Nënkryetari demokrat është i sigurtë në rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkeputet dot nga abuzuesit.