Koalicion qeverisës PS-PD? Lela: Diversion që synon të dëmtojë LSI-në

Koalicion qeverisës PS-PD? Lela: Diversion që synon të

Pse po artikulohet nga opinionistë pranë mazhorancës, gjithmonë e më shumë, nevoja që paska vendi për një koalicion qeverisës me bazë të gjerë PS-PD? Kush është i interesuar ta bëjë bashkë PS dhe PD?

Kjo ishte një ndër pyetjet e gazetares Beti Njuma për analistin Alfred Lela gjatë intervistës së këtij të fundit për RTV Ora.

Sipas Lelës, njohës i mirë i aktualitetit politik në vend, kjo është një tentativë për diversion dhe që synon të dëmtojë LSI-në.

“Të parët janë ata që përfitojnë nga të dyja palët. Që kanë aneks interesash te njëra dhe te tjetra. Në këtë pikë të mosqeverisjes nëse opozita dhe mazhoranca bëhen bashkë atëherë ka humbur komplet kuptimi I garës. Atëherë pse kemi garë dhe pse hapet kjo temë para zgjedhjeve? Unë mendoj se është një mënyrë për të bërë diversion”, tha Lela.

Beti Njuma: Një diversion për të dëmtuar LSI?

Alfred Lela: Patjetër! Ne duhet ti kthehemi historisë për të kuptuar ose për të thënë diçka për të ardhmen. Fallxhorë nuk jemi. Nga mësimet e së shkuarës mund të hedhim 2-3 piketa.

PD, në përceptimin publik por edhe në ato që ne dimë, u vra ose u dëmtua në 2017 sepse arriti ti besonte kësaj përralle. Ra në hipnozën e këtij mendimi. Dhe zoti Basha dukej sikur godiste më shumë LSI-në se sa kundërshtarin e madh që ishte PS dhe Rama.

Një gjëje që nuk ja kemi parë hajrin një herë… Aq më tepër 4 vjet më vonë kur hendeku I keqmenaxhimit të punëve të Shqipërisë është zgjeruar".  /A.R, OraNews

Vendi Lajme rtv ora Politikë Lajmi i fundit Aktualitet beti njuma alfred lela koalicioni ps-pd

EMISIONET