Koalicion paszgjedhor? Sela: Duhen plotësuar disa kushte, primare nënshtetësia shqiptare

Koalicion paszgjedhor? Sela: Duhen plotësuar disa kushte, primare

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i partisë Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, u shpreh i bindur tek fitorja përballë kundërshtarit të tij politik, Ali Ahmetit.

I pyetur nëse do të bënte një koalicion paszgjedhor nëse do të fitonte sërish Zoran Zaev, Sela thotë se do të shkonte me këdo por me disa kushte.

Ndër të tjera ai thekson se një ndër kushtet më të rëndësishme gjuha shqipe që duhet të konsiderohet e tillë. Një tjetër kusht për të është dhe ndërhyrja në ligj për nënshtetësinë shqiptare që tu jepet të gjithë shtetasve shqiptarë.

Sela: Më 15 korrik kur shqiptarët të votojnë dhe ne të fitojmë, unë jam premtimi që i kam dhënë shqiptarëve, programi që kemi hartuar. Jam i gatshëm që ta realizoj me këdoqoftë. Por jo vetëm pjesëmarrje fizike në qeveri me pjesëmarrje ministrore, por me programin që e kanë votuar shqiptare. Janë disa kushte që ne kemi nëse partitë maqedonase na ftojnë në koalicion. E para që është më e rëndësishmja është që gjuha shqipe të konsiderohet e tillë dhe jo gjuha që e flasin 20 përqind e popullatës që flasin gjuhë ndryshe nga maqedonishtja.

Kjo do të rregullohet. Një tjetër është ndërhyrja në ligjin për nënshtetësi që njëherë e përgjithmonë të rregullohet problemi i nënshtetësive të shqiptarëve të cilët janë 70 mijë që janë këtu përpara se Maqedonia të shpallej shtet i pavarur. E treta është ligji për përfaqësinë e drejtë dhe adekuat që është e drejtë kushtetuese por që manipulohet dhe nuk gjen zbatim. Të rregullojmë dhe barazinë gjinore. Tani përfaqësimi i femrës do të jetë dinjitoz.

Por për të përmbushur këto kushte duhet dhe dakordësia e palës së Maqedonisë së Veriut. I pyetur nëse ka piketuar ministri për të marrë në drejtim nëse do të hyjnë në koalicion paszgjedhor, Sela përgjigjet se janë aty për të përmbushur kushtet e jo për të zënë pozicione ministrore.

Por ai nuk e mohon faktin që do të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi këto ministri pavarësisht se nuk mund të kenë përfaqësues.

Sela: Koalicioni tani është koha. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e ka të rëndësishëm ndryshimin e ligjeve dhe jo pozicionet ministrore. Ndikimi ynë do të jetë në çdo ministri pavarësisht se nuk mund të kemi një përfaqësues. Kjo në mënyrë që qeverisja të vijojë pa problem.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Endi Mullaj

Rajoni Lajme Maqedoni e veriut zgjedhjet ne maqedonia e veriut ziadin sela koalicione paszgjedhore

EMISIONET