Multimiliarderi Dan Friedkin është pronari i ri i skuadrës së Romës. Të dy palët firmosën një marrëveshje paraprake e cila zgjati për shumë orë dhe përfundoi pas mesnatës së djeshme.

Biznesmeni do të paguajë 591 milionë euro për të marrë drejtimin e klubit, prej të cilave 500 milionë do të shkojnë për ish-presidentin Pallotta dhe stafin e tij.

Ndërsa pjesa tjetër, do të mbetet capital për ekipin. Disa drejtues të Romës zhvilluan një videokonferencë me Friedkin mbrëmjen e djeshme ku sipas mediave italiane u arrit dakordësia paraprake.

Gjithashtu Friedkin ka krijuar mundësinë e transferimit të pronësisë të Romës ku ai do të përfitojë 86.6 përqind të aksioneve.

“Sonte kemi nënshkruar dokumentet dhe ditët në vijin ne do të plotësojmë të gjitha procedurat e tjera formale për të bërë dhe kalimin e klubit. Dan dhe Ryan Friedkin treguan dedikim të madh për të përfunduar sa më parë këtë transaksion. Jam i sigurt që ata do të jenë pronarë të denjë për skuadrën e Romës” – u shpreh Pallotta.

Pallotta u largua pas 8 vitesh nën drejtimin e Romës, duke lënë prapra dhe një deficit rreth 100 mln eurosh.

Tani, rindërtimi i Romës është në dorë të Dan Friedkin dhe djalit të tij Ryan.

Kjo duke rifilluar që me Drejtorin e Përgjithshëm Guido Fienga që ka një rol shumë të rëndësishëm në skuadër. Gjithashtu ai Friedkin duhet të kthejë sytë edhe nga Pellegrini dhe Zaniolo të cilët konsiderohen si e ardhmja e ekipit.

Roma e mbylli sezonin 2019/20 të Serie A në vendin e pestë në kuotën e 70 pikëve duke siguruar kështu një vend në fazën playoff të Europa League.

E ku ka më dhuratë më të bukur për Presidentin e ri, se sa një fitore në fazën e Playoff-eve të Europa League përballë spanjollëve të Sevillas në Duisburg, ndeshje e cila do të luhet mbrëmjen e sotme (6 gusht).