“Klounë që fusin hundën në çdo sqetull e mendere...” Murrizi: Merkato dimri të ish-ministrave të LSI

“Klounë që fusin hundën në çdo sqetull e

Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka ngritur tonet në mbledhjen e Kuvendit, ku i ka cilësuar lëvizjet e fundit politike nga LSI drejt PS si false.

Murrizi ka thënë se më 25 prill qytetarët do të sjellin në Parlament fytyra të moralshme që do të vlerësojnë renditjen e qytetarëve.

Murrizi: Një Parlament i dalë nga një marrëveshje çadre, i shëtitur çadër më çadër në këto 4 vite, me 25 prill shqiptarët sipas kodit të ri zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese, do të sjellin në këtë sallë me votën e tyre, bëhet fjalë për fytyrat e moralshme që do të pranojnë renditjen e votës së qytetarëve shqiptarë dhe jo hipokritë e klounë që fusin hundën në çdo sqetull e mendere të forcave politike për të siguruar një madat dhe një karrike në këtë sallë. Gallata më e madhe e këtyre 4 viteve është estrada e ditëve të fundit.

Para 4 viteve pamë një betejë 3D, false dhe formale midis PS dhe të zgjedhurit të tyre në atë kohë s’kishte marrë detyrën e Presidentit, LSI. Pamë një fushatë me autobusë ku kërkohej vetëm timoni, tepsi, kusia, kërkohej pavarësi se LSI i kishte lidhur duart liderit suprem, vartësit të Nusretit, që merr miell të Behxheti, që e kap për fyti Shefqeti dhe me radhë.

Këto ditët e fundit po shikojmë një merkatë dimri të lezetshme të ish-ministrave të LSI, që po ftohen një nga një në sofrën e partisë së virgjër ndaj aferave të korrupsionit të viteve 2013-2017 kur kishin qeverisur së bashku , në bazë të marrëveshjes së qelbësirave të 1 prillit 2013.

Lefterin ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në një dasmë në variantin FaceTime në ERTV në stilin 3D, Gledioni do të vijë pas 2 ditësh, Silvën e ka ftuar Ervini sot. Nëse kjo luftë dhe betejë e madhe po bëhet që ti tregohet shqiptarëve që hajdut paska qenë vetëm Petrit Vasili, se ai ka mbetur pa punë, se një nga Mondat është strehuar në Presidencë, një Mond tjetër thuhet se do të iki te sivëllai juaj që doli nga kjo sallë se iu vodhën votat, u ul më 14 janar me hajdutin e votave, nënshkroi më 5 qershor me një tufë hajdutësh. Cili ministër i ortakut tuaj 2013-2017 a mbetur i paftuar në sofrën tuaj të pastër?

Vendi Lajme kuvend myslim murrizi Aktualitet ps-lsi

EMISIONET