Gjatë diskutimit në “Ekopolitikë” në RTV Ora, ku tema e mbrëmjes është raporti më i fundit i DASH, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se, që prej vitit 2016 gjërat në Shqipëri po përkeqësohen gjithmonë e më shumë.

Sipas tij, problem kryesor për vendin është korrupsioni dhe perceptimi në publik.

Pano Soko: Një ndër problemet kryesore është perceptimi i korrupsionit. Dhe renditja e fundit (raporti i TI për korrupsionin) në vendin 106, por duhet të themi se është vendi i 112 se janë 6 vende në të njëjhtën pozicion.

Është perceptim popullor për të cilin kompanitë e huaja janë shumë të interesuar.

Nga viti 2014-16 pati një rënie të korrupsionit, e cila duhet të ketë qenë subjektive. Nga eksperienca që kam nuk është se pati diçka konkrete. Nuk pashë ndryshim të madh ku e lamë në 2013.

Pas vitit 2016 gjërat janë përkeqësuar dhe kjo është bërë rutinë”.