LSI ka përfunduar procesin për zgjedhjet e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Tiranë  Klevi Pojana shprehet se vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proçes kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuojë pozitivisht në jetën publike në vend.

Pojana shtoi se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendosë për Shqipërinë në Europë.