Klea Huta tregon një detaj të pazbuluar nga mëmësia

Me bindje të plotë themi që Klea Huta dhe Elgit Doda po jetojnë ditët më të lumtura në jetën e tyre. Që kur u bë publike lidhja e tyre, ata kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Krid.  Së fundmi Klea ka ndarë sërish një detaj të pazbuluar më parë, teksa është kthyer pas në kohën kur Krid ishte akoma në barkun e saj.

“Këtë muzikë të Chopin mami ta vinte çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes kur ti ishe akoma te barku mamit shpirt. Vetëm ato nëna që e kanë kaluar vetë këtë moment më kuptojnë pse lotoj sa herë e dëgjoj këtë muzikë dhe shikoj Krid! Nuk di sa të dua o krijesë e imja”, shkruan Klea krahas videos ku ledhaton dorën e vogëlushit.

Showbiz Lajme lumturi momente detaj

EMISIONET