Një video e postuar në TikTok nga kjo nënë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve dhe po bën namin në rrjet.

Në pamjet e publikuara shihet Cayce LaCorte e cila u mëson pesë vajzave të saj se virgjëria nuk ekziston.

“Unë po i mësoj 5 vajzave të mia që virgjëria është një koncept patriarkal që përdoret për të kontrolluar gratë dhe nuk shërben për asnjë qëllim, përveçse i bën gratë të ndihen keq me veten e tyre. Vetëm pse ti shkon me një djalë në një pikë të jetës, kjo nuk e ndryshon vlerën e saj, nuk ndryshon kush je, nuk bën asgjë tjetër përveç asaj që ndodh.”– thotë ajo.

Për ata që shqetësohen se kjo qasje do minimizojë rëndësinë e edukimit seksual apo se “vajzat nuk do jenë selektive gjatë jetës së tyre seksuale”, LaCorte ka ende diçka për të thënë:

“Seksi është i rëndësishëm. Do jetë gjithmonë! Kjo s’ka asnjë lidhje me herën tuaj të parë. Është qesharake. I gjithë koncepti është qesharak.”

@book_mama

#stitch with @nevadashareef #virginityisamyth #madmoms #fuckthepatriarchy

♬ original sound – Your Mom