"Kjo është e mahnitshme", Moderna 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19

"Kjo është e mahnitshme", Moderna 100% efektive në

Kompania farmaceutike Moderna aplikoi të hënën pranë Administratës Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për autorizimin e vaksinës së saj ndaj COVID-19.

Moderna tha gjithashtu aplikuan për autorëzim dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Sipas CNN,  kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

Kjo është befasuese.Këto janë të dhëna të mahnitshme”.- ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u lumturua pa masë kur pa rezultatet e të dhënave të shtunën në mbrëmje.

Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja.Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”- citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks.

Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj Covid-19.  Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Shendetësi Lajme Covid-19 moderna vaksina

EMISIONET