"Kishte konflikt me Ferdinandin", djali i Pelivan Sinarrapaj: Babain e vranë pabesisht, hakun ja marrtë Perëndia!

"Kishte konflikt me Ferdinandin", djali i Pelivan Sinarrapaj: Babain e

Fatmir Sinarrapaj, djali i Pelivan Sinarrapaj që ndërroi jetë në spitalin e Traumës pasi u rrah nga tre shokët e tij me 29 janar kërkon drejtësi për të atin.

Ai mohon që  babai i tij të ketë qenë i pirë. Siç tregon ai, babai kishte dalë për të blerë ca fidanë. Rrugës ai ka ndaluar në lokal ku ishin tre personat që e dhunuan, ka qëndruar me ta për pak kohë dhe pas në kthim për në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri.

Djali thotë se babai i tij kishte një konflikt të mëhershëm me Ferdinand Meraj 44 vjeç, dhe se ngjarja nuk ka ndodhur për arsye politike.

"Doli për të blerë disa fidanë për ti mbjellë në shtëpinë  tij në Mallakastër. Nuk ka qenë pirë me këta, ka esull. Nuk është marrë kurrë me politikë.  Duke ardhur për në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri në pabesi tre persona, që nuk ka qenë me ta. E kanë vrarë. Të tre janë liruar. Është ndarë nga ata dhe ka ikur vetëm. Janë kamerat, çdo gjë e filmuar. Babai ka pasur konflikt me Ferdinandin. Të tjerët kanë qenë në tavolinë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet çdo gjë, Perëndia dhe Zoti e marrtë hakun. Vendi është i korruptuar, kanë paguar lekë. Hak nuk marr dot, nuk ka fuqi. Me avokatin pres ditën e gjykimit".

LEXO EDHE

U bë për spital nga shokët pasi kishin konsumuar alkool, ndërron jetë 57-vjeçari/Emri

Vendi Lajme fier Kronike ballsh ballshi pelivan sinarrapaj

EMISIONET