Kishin ngritur një rafineri heroine në apartament, burg dhe gjobë për trafikantët shqiptarë

Kishin ngritur një rafineri heroine në apartament,  burg dhe

Gjykata e Ravennas dënoi me burg dhe gjobë tre shqiptarë të arrestuar në Rimini për trafik droge.

Kapja e tyre u bë në kuadër të operacionit “Riviera” të finalizuar në 20 korrik të vitit të kaluar, i cili bëri të mundur zbulimin e një rafinerie heroine të vendosur në një apartament në Rimini.

Hetimet ndërkohë kishin nisur  në verën e 2018. Droga, në varësi të llojit, vinte nga Shqipëria, Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore për tu përpunuar në rafineri.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari Mateo Gjepali dhe 33-vjeçari Armand Kapidani u dënuan me 10 vite burgim dhe një gjobë prej 82 mijë euro, ndërsa Gazmend Gjepali, kushëri me Maeto Gjepalin u dënuar me 11 vite burgim dhe 84 mijë euro gjobë.

Mateo Gjepali, i konsideruar si një person i njohur për botën e krimit dhe trafikut të drogës në Veri të Italisë, i kishte shpëtuar arrestimit duke u strehuar për disa kohë në Shqipëri.

Por ai u arrestua falë bashkëpunimit me dy policive dhe u ekstradua në shtetin fqinj në shkurt të këtij viti.

Pas këtij arrestimi, nisën hetimet për Gazment Gjepalin dhe Armand Kapidanin, të cilët dyshoheshin se trafikonin heroinë në Itali. Pas shumë hetimesh intensive, policia arriti që të arrestonte dy të dyshuarit me 40 kilogramë heroinë dhe armë.  

Tashmë tre shqiptarët duhet të vuajnë dënimin dhe gjobën që ka vendosur gjykata kundër tyre.

Vendi Lajme itali Kronike trafik heroine denihen shqiptaret riviera

EMISIONET