Kirurgu Arben Beqiri ndan hidhërimin e tij për humbjen e mjekes Zyliha Kraja: Covid-19 u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve, sa ishte në këmbë s’u nda prej tyre

Kirurgu i QSUT, Arben Beqiri nëpërmjet një statusi në "Facebbok" ka shprehur trishtimin e tij mbi humbjen e mjekes Zyliha Kraja.

Ajo ndërroi jetë ditën e djeshme pasi ishte e infektuar me Covid-19.

Arben Beqiri e cilëson atë si një ndër mjekët më profesioniste dhe të jashtëzakonshëme. Ndërsa thotë se Covid-19 u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve,sepse sa ishte gjallë ajo nuk u nda kurrë nga ata.

"Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri!Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature!Mark Mirashi me nje disipline Gjermane dhe teknike kirurgjikale te paster, Ramiz Hafizi nje erudit qe mund te barazohej vetem me nje biblioteke, Ferit Hoti me nje humor dhe ironi pozitive qe nuk linte asnje ta zinte gjumi, dhe per nga pergatitja fizike krahasohej edhe me nje kampion te peshengritjes.
Zamir Shazi aq i sjellshem dhe etik gjithmone i gatshem te te ndihmonte dhe te ftonte ne operacione.Ali Spahia kirurgu i jashtezakonshem qe kishte realizuar ne Dukagjin nderhyrje qe ishin jo te lehta per kolege ne qendra universitare, qe burgu politik nuk e pengoi te ishte me i liri mbi te gjithe, qe udhehoqi levizjen demokratike te Dhjetorit ne Shkoder.Dhe ne mes tyre qendronte e vetmja femer, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e nje grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtezakonshmi qe kam pare ndonjehere kudo ku kam qene e kam udhetuar (dhe kam pare e udhetuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!Dita e punes ne kete mjedis ishte e vecante, njri te sillte nje liber te ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje te Dostojevskit, nje tjeter kendonte opera, dikush recitonte me qindra vargje te Lahutes se Malesise se Fishtes......kujdesi per pacientet me ato kushte dhe mjete ishte i jashtezakonshem.Lejla Tukiqi nje tjeter kirurge e talentuar me te drejte shprehej “mezi pres te shkoj ne pune ne mengjes”.
Ishte e plotesisht e vertete! Te gjithe prisnim me padurim.Sot dirigjentja e kesaj orkestre virtuoze nuk eshte me mes nesh! Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre.Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune.Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja!"
- shkruan ai në postimin e tij.

Vendi Lajme koronavirus mjeke qsut humbi jeten zyliha kraja Arben Beqiri

EMISIONET