Kini kujdes, kjo 27-vjeçare vdiq pasi konsumoi alkool me stomakun bosh!

Alice Burton Bradford 27-vjeç nga Brighton, ka ndërruar jetë pasi u prek nga ketoacidoza alkoolike - një ndërlikim metabolik i cili mund të shkaktohet nga konsumimi i alkoolit pa ngrënë asgjë më parë.

Ajo vdiq në kopshtin e shtëpisë së saj më 1 qershor. Miqtë e saj kanë thënë se Burton Bradford nuk ishte konsumuese e rregullt e alkoolit dhe ishte e fiksuar pas fitnesit, çiklizmit dhe vrapimit.

Shoku i saj Aaron Mulvay, 30 vjeç, i cili e njihte atë prej tetë vjet, po i bën thirrje të zbulojnë më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

"Kjo është absolutisht një tronditje e tmerrshme. Askush nuk e priste fare. As që kisha dëgjuar për ketoacidozë alkoolike. Ne nuk jemi të sigurt se sa kishte pirë ajo atë fundjavë, por nuk ishte alkoolike", shprehet Aaron Mulvay.

Lifestyle Lajme Të çuditshme alkool vdekje

EMISIONET