Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri.

Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel me super heronj “Partneri i zi”.

Ai vuante prej katër vitesh nga kanceri në zorrën e trashë por asnjëherë nuk ka dashur që të flasë në publik  në lidhje me këtë gjë.  

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Ky lajm ka trishtuar fansat e aktorit dhe të gjithë botën e kinematograifsë.