Kinematografia latine është në zi prej disa ditësh pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Ricardo Blume.

Blume ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare në Meksikë aty ku edhe zhvilloi karrierën e tij të suksesshme.

Aktori lindi më 16 gusht të 1933 në Lima të Perusë, por u shpërngul drejt Meksikës për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Ai është shumë i njohur edhe në Shqipëri pasi ka luajtur në telenovelat “Maria e lagjes”, “E padjallëzuara”, “Plagët e dashurisë”, “Kujdes nga engjelli”, etj.

Blume ishte aktiv në televizion deri para 5 vitesh. Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të tjera nga vdekja e aktorit, por mediat e huaja shkruajnë se ai vuante nga pneumonia.