Kina miraton ligjin e ri për të luftuar sanksionet e Trump

Kina miraton ligjin e ri për të luftuar sanksionet e Trump

Kina po miraton ligje të reja kundër sanksioneve të SHBA të cilat mbrojnë firmat e saj nga ligjet e huaja "të pajustifikuara."

Ndryshimet e njoftuara gjatë fundjavës lejojnë gjykatat kineze të ndëshkojnë kompanitë që respektojnë këto kufizime.

Presidenti i SHBA, Donald Trump vazhdon të besojë se kompanitë kineze janë një kërcënim për SHBA.

Masat përfshijnë ndëshkimin e kompanive që furnizojnë pjesë me firmat e listuara në të zezë.

Të hënën, tre firma të mëdha të telekomunikacionit kinez , të listuara në bursën e New York-ut (NYSE) pritet të shohin aksionet e tyre të hequra nga lista, bazuar në pretendimet që lidhen me ushtrinë e tyre.

 NYSE po heq China Mobile, China Telecom dhe China Unicom Hong Kong, bazuar në një urdhër ekzekutiv të firmosur nga Presidenti Trump në nëntor.

Javën e kaluar Z.Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi transaksionet e tetë aplikacioneve kineze duke përfshirë platformën e njohur Alipay dhe WeChat Pay.

 Presidenti amerikan pretendon se kompani të tilla të teknologjisë ndajnë të dhëna me qeverinë kineze, gjë e cila është mohuar nga ata.

Në një deklaratë të Shtunën, Ministria e Tregtisë e Kinës prezantoi rregullat e reja mbi "kundërvënien në zbatimin e pajustifikuar ekstra-territorial " të ligjeve të huaja.

"Personat juridikë që dëmtohen nga zbatimi i legjislacionit të huaj mund të lëshojnë procedime gjyqësore në gjykatë dhe të kërkojnë kompensim për dëmin e bërë", tha Bert Hofman, drejtor i Institutit të Azisë Lindore në Universitetin Kombëtar të Singaporit. "Qeveria mund të marrë edhe kundërmasa të tjera."

Masat të cilat hynë në fuqi menjëherë  nuk përmendin në mënyrë të drejtpërdrejtë SHBA-në. Sipas ekspertëve ligjorë ende nuk është e sigurt se si do të zbatohet ligji i ri.

Bota Lajme SHBA Kina ligj i ri

EMISIONET