Kina i shpëton pandemisë, ekonomia shënon rritje historike, 18.3%

Kina i shpëton pandemisë, ekonomia shënon rritje historike, 18.3%

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje historike këtë vit, duke i shpëtuar efekteve të pandemisë.

Prodhimi i saj i brendshëm u rrit me 18,3 për qind në tremujorin e parë, pasi u tkurr 6,8 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi u fut në karantinë prej kovidit-19.

Kjo përbën rritjen më të madhe që nga viti 1992, kur vendi filloi të regjistrojë të dhënat, tha zëdhënësja e Byrosë kineze të Statistikave.

"Ekonomia kombëtare vijoi me inerci drejt rimëkëmbjes së qëndrueshme. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se epidemia e kovidit-19 është duke u përhapur nëpër botë dhe peizazhi ndërkombëtar është i komplikuar; baza për rritjen nuk është ende e konsoliduar dhe problemet e gjata strukturore janë po aty."

Prodhimi industrial për marsin u rrit me 14,1 për qind nga viti në vit.
Edhe konsumi u vlerësua pozitiv me 34,2 për qind më shumë blerje në mbyllje të tremujorit.

Situata me eksportet vlerësohet si problematike për rritjen, pasi qeveria kineze pritet të reduktojë stimujt fiskalë dhe monetarë për disa sektorë.
Norma e papunësisë në zonat urbane arriti në 5,3 për qind.

Kina është ndër vendet e botës që mundi të dalë shpejt nga pandemia falë masave strikt të izolimit dhe paketave mbështetëse për bizneset.

Vitin e shkuar ajo ishte e vetmja ekonomi e madhe që shënoi rritje, 2,3 për qind, ndërsa për 2021-in, objektivi i rritjes është 6 për qind.

EMISIONET