Kanye West ka shokuar të gjithë me disa postime që ka bërë në “Twitter”. Ai ka shkruar se Kim po përpiqet ta mbyllë në një spital psikiatrik dhe se ajo është përpjekur të sillte një mjek në shtëpi.

“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”, shkruan West.

Ndër të tjera, ai i është  drejtuar dhe vjehrrës së tij, Kris Jenner. Ajo çfarë kuptohej në mesazh ishte se vetë nëna e Kimit, Kris Jenner, fshihet pas publikimit të videos me pullë të kuqe që i është postuar së bijës.

43-vjeçari  ka dhënë dhe disa deklarata të tjera të frikshme dhe burime të ndryshme janë shprehur se anëtarët e familjes Kardashian janë mjaft të shqetësuar për sjelljen e Kanye. 

Ai i ështe referuar edhe liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, i cili kaloi 27 vjet në burg për tradhti para se të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i vendit: “Nëse unë mbyllem si Mandela ju të gjithë do ta dini pse”, ka shkruar West.

Vetëm pak ditë më parë u tha se  Kanye vuan nga probleme të shëndetit mendor.