Kim Kardashian ka fluturuar drejt Cody dhe është ritakuar me West ditën e djeshme. Ata janë parë brenda një makine duke diskutuar, dhe Kim shihet me lot në sy. Fillimisht ata u panë në një restorant dhe si duket kanë vijuar bisedat e tyre në makinë.

Kjo ishte hera e parë që çifti fotografohen së bashku pas tubimit të fushatës që West bëri në Karolinën e Jugut një javë më parë. 

“Ajo ishte shumë e prekur, e ndjeshme dhe gjithashtu e rraskapitur. Ajo ndihet shumë e lënduar nga Kanye dhe është përpjekur të flasë me të shumë herë por ai thjesht e injoron atë. Është e gjitha një situatë e keqe”, tha një burim për revistën People të hënën.