Analisti Kim Mehmeti ka reaguar në lidhje me mesazhet kërcënuese të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndaj TV ORA dhe gazetares Beti Njuma.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti shkruan se t’u japësh pushtet njerëzve si kryetari i bashkisë së Tiranës, është njësoj e rrezikshme sa edhe pedofilin ta shpallësh drejtues të ndonjë  shkolle fillore.

I lexova porositë kanosëse që Kryetari i Bashkisë së Tiranës ia ka dërguar pronarit të TV Ora.

I lexova edhe ofendimet prej rrugaçi që ai i drejton gazetares së njohur të këtij televizioni, e cila paska guxuar ta kritikoj; këtë gjeni, i cili mbjellë pemë që do u bëjnë freski gënjeshtrave të tij.

Dhe pas gjithë kësaj, mediat e Shqipërisë do duhej të bënin një veprim të vetëm: ta publikonin foton e tij me shpjegimin se t’u japësh pushtet njerëzve si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është njësoj e rrezikshme sa edhe pedofilin ta shpallësh drejtues të ndonjë  shkolle fillore!”